martedì 28 agosto 2007

Dokumentar mbi Enver Hoxhen dhe te kaluaren tone. Pjesa 2

2 commenti:

melsen ha detto...

KOSOVA KERKON LIRI, MEVEHTESI, PAVARESI

“ASNJE POPULL QE SUNDON MBI NJE TJETËR, NUK MUND TË JETË I LIRË-KARL MARKS”

- POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PREJ 2 MILION BANORESH NUK ËSHTË MINORITET. AI ËSHTË NJË POPULL KOMPAKT,AUTOKTON,QË JETON NË TROJET E VETA QEKURSE NIS HISTORIA E EVROPES.



- HISTORIA E SHQIPERISË DHE E POPULLIT SHQIPTAR,PRA DHE HISTORIA E KOSOVËS DHE E POPULLIT TË SAJ SHQIPTAR ,NUK ËSHTË HISTORI EKSPANSIONI (ZMADHIMI I TERRITORIT E I POPULLSISË NË KURRIZ TË TË TJERËVE) POR HISTORI RETRIKSIONI (RRUDHJE,TKUURJE,PLAKJE E TERRITORRIT DHE E POPULLSISË)

- KOSOVA ËSHTË SHQIPERI.AJO U COPTUA ARBITRARISHT PREJ TRUNGUT AMË NGA BANDA KRIMINALE E FUQIVE TË MËDHA IMPERIALISTE EUROPIANE MË 1913 DHE U “LIGJERUA”ME TRAKTATIN E FSHEHTË TË LONDRËS MË 1915

- POPULLI SHQIPETAR I KOSOVËS NUK U PAJTUA DHE NUK IU NENSHTRUA KURRË KËSAJ PADREJTËSIE TË RËNDË HISTORIKE. AI KA DERDHUR LUMENJ GJAKU DHE E MERITON MË SHUMË SE KUSHDO TJETËR L I R I N Ë, MËVE HTËSINË DHE PAVARËSINË E TIJ

- SHKËPUTJA E KOSOVËS NGA SERBIA NUK DO TË THOTË AS KUFIJ TË RINJ DHE AS DESTABILIZIM I BALLKANIT.PERKUNDRAZI ,AJO DO TË JETË KORRIGJIM I NJË PADREJTËSIE HISTORIKE DHE NJË GODITJE E MERITUAR NDAJ OREKSEVE SHOVINISTE SERBO-GREKE,TË CILAT VAZHDIMISHT KANË SHKAKTUAR LUFTRA,TENSIONE E DESTABILITET NË RAJON.(KUJTOJME SE LUFTRAT NACIONALISTE NË ISH-JUGOSLLAVI NGA 1990-1996 NUK SHPËRTHYEN PËR SHKAK TË “PAVARËSISË” SË KOSOVËS,E CILA ATË KOHË VUANTE NËN SUNDIMIN SERB)

- NGA VIZITA E BERISHËS NË ATHINË(TETOR 2006) DERI TEK VIZITA E BUSHIT NË TIRANË,NUK FSHIHET VETËM TRADHËTIA KOMBËTARE NDAJ SHQIPËRISE(DHE KOSOVËS!) POR EDHE NJË KOMPLOT I RREZIKSHËM KUNDËR POPUJVE TË TJERË TË BALLKANIT “NJERËZ JU DUA,JINI VIGJILENTË” (J.FUCIK)

- KOSOVA NUK DUHET TË LUHET SI KARTË BIXHOZI NË POKERIN E FUQIVE TË MËDHA,DHE AS TË BËHET KURBAN PËR INTERESA IMPERIALISTETE TË FUQIVE TË MËDHA APO TË BORGJEZISËSË VENDEVE TË VOGLA FQINJE.

- KUSH “SHQETESOHET” PËR LIRINË E PAVARËSINË E KOSOVËS BËN LOJËN E SHOVINIZMIT SERBO-GREK DHE TË FUQIVE TË MËDHA.

- SI ÇDO POPULL TJETER EDHE POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS, KA TË DREJTËN E PATJETERSUESHME TË VETËVENDOSJES,KUSH MOHON KËTË,ËSHTË ARMIK I POPUJVE TË VEGJEL.

- GJAKU I POPULLIT DHE RINISË KOSOVARE I DERDHUR PËR LIRI I BËN APEL NDËRGJEGJES DEMOKRATIKE DHE PËRPARIMTARE TË POPUJVE TË EVROPËS PËR SOLIDARITET TË FUQISHËM E TË GJITHANSHËM.
VETËM NJË AKSION I PËRBASHKËT DHE I FUQISHËM I POPUJVE TË BALLKANIT ,MUND TË SHKATËRROJE PLANET IMPERIALISTE TË LUFTËS NË RAJON.



FUQITË E MËDHA IMPERIALISTE LUAJNË PERGJAKSHËM NË BALLKAN. ATA NXISIN DHE SHFRYTËZOJNË,SHOVINIZMIN,RACIZMIN„NACIONALIZMIN” E EGËR, KU TË MUNDEN E SA TË MUNDEN HARXHET I PAGUAJNË POPUJT E VEGJEL.

SHQIPËRINË E KANË SHNDËRRUAR NË NJË PALESTINË TË BALLKANIT.

KUSH DO TË JETË IZRAELI I BALLKANIT? SERBIA? TURQIA? GREQIA? APO TË HGJITHA SË BASHKU, KUSH TË MUNDET MË SHUMË? -PËRSE GREQIA MBAN AKOMA NË FUQI “LIGJIN E LUFTËS ME SHQIPËRINË” NJË LIGJ, KU SA PRIMITIV E QESHARAK AQ EDHE DINAK E I REZIKSHËM? KUSH NUK E KUPTON QËLLIMIN E MBRAPSHTË SHOVINIST TË BORGJEZISË GREKE? Ç’BËJNË FORCAT PERPARIMTARE E DEMOKRATE GREKE PËR ABROGIMIN E KËTIJ LIGJI? KY LIGJ DHE HESHTJA E OPINIONIT, I NDIHMON APO “I PENGON” PLANET IMPERIALISTE TË LUFTËS, NDIHMON APO MINON PAQEN E STABILITETIT NË BALLKAN,FORCON APO MINON SOLIDARITETIN E MIQËSISE MIDIS POPUJVE TANË? PO FAKTI ,QË ASKUSH KETU NE GREQI NUK KUNDËRSHTON PUBLIKISHT PRANINË E TRUPAVE USHTARAKE GREKE NË SHQIPËRI SI SHPJEGOHET? KY QENDRIM FORCON MIQËSINË MIDIS POPUJVE APO I SHERBEN “MEGALIDHESE GREKE”? JU KUJTOJME, TE DASHUR MOTRA DHE VELLEZËR SE TË PAKTËN “RIFONDACIONI KOMUNIST” NE ITALI ,E KUNDËRSHTOI HAPUR NE PARLAMENT DËRGIMIN E TRUPAVE USHTARAKE ITALIANE NË SHQIPËRI MË 1997. LUFTA KUNDER“RACIZMIT”(LEXO:SHOVINIZMIT) NUK BËHET ME FRAZA BOSHE, POR ME AKSIONE TË FUQISHME POLITIKE NË PARLAMENT E NË MEDIA, NË RRUGË E NË SHESHE. VETËM KËSHTU EMIGRANTËT BINDEN PËR SERIOZITETIN E KËSAJ LUFTE, NDËRSA BORGJEZIA NDJEN MË FORTË PRESIONIN E KUNDERSHTIMIT.

NE JEMI ME VENDOSMËRI KUNDËR PUSHTIMIT USHTARAK DHE SKLLAVËRIMIT EKONOMIK TË SHQIPËRISE NGA KUSHDO QOFTE: SH.B.A, GREQI, SERBI, ITALI, TURQI, RUSI, KUNDER DREQIT DHE TE BIIT! PO ASHTU KUNDËRSHTOJME ME VENDOSMËRI DERGIMIN E USHTARËVE SHQIPTARË NË IRAK, AFGANISTAN, BOSNJE ETJ.

ASNJË USHTAR I HUAJ NË TOKË SHQIPËTARE!

ASNJË USHTAR SHQIPTAR NE TOKË TË HUAJ!

LARG DUART NGA SHQIPËRIA!

RROFTË MIQËSIA MIDIS POPUJVE TË BALLKANIT!

BASHKIMI I EMIGRANTEVE SHQIPËTAR “PUNA”

Shënim:Ky material u shpërnda me shumë sukses në sheshin «1Maj»(Pllatia protomajas)ne Athine me rastin e festivalit antirracist 6.7..8/7/07 melsen.com@hotmail.com

melsen ha detto...

RROFTË 28-29 NËNTORI!
Sivjet, këto ditë të mëdha historike të kombit tonë, na gjejnë edhe më keq se vitin e kaluar. Të kërcënuar nga papunësia, me dyshimin plot ankth për legalizimin e përsëritur e plot ndërlikime, të diskriminuar në mënyrë sistematike e të padurueshme me frikë e pasiguri në rritje e me shpresa të shuara egërsisht nga padronët tanë, të shtypur e të shfrytëzuar shumëfish nga shteti grek dhe ai shqiptar së bashku.
Pothuajse të nënshtruar e pa asnjë rezistencë për mbrojtjen e të drejtave tona të ligjërishme, të përçarë në lojra e intriga krerësh sharlatanë, të emëruar si “baballarë” të pazëvëndësueshëm të emigracionit, këta shërbëtorë e puthadorë të çdo padroni, i japin emigracionit tonë mjerisht pamjen e një mërgate qyqesh, shumë larg të qënurit si një FRONT I BASHKUAR, I ORGANIZUAR LUFTARAK, siç duhet të jemi në të vërtetë.
Por a mund të ndahet fati i bijëve e bijave nga fati i nënës qe i ka lindur? Ashtu dhe fati ynë i emigrantit nuk mund të shkëputet nga fati i atdheut tonë të shtrenjtë.
I pushtuar ushtarakisht, i skllavëruar ekonomikisht dhe nën një diktat politik vdekjeprurës të të huajve, me skenarë ogurzinj për ta shndërruar atë në “Palestinën” e Ballkanit, pa prodhim, pa punë, pa drita e uje, pa të sotme e ca më pak pa të ardhme, por me një hordhi bishash të politikes, vegla të pushtuesit, që majmen nga mjerimi i popullit tonë.
Katër milionë njërëz të flakur në mëshirën e fatit, kjo është pamja e Shqipërisë se sotme.
Në mënyrë sistematike, si pjesë e një strategjie të herëshme dhe të re njëkohesisht, drejtohen sulme fashiste kundër vetëdijes dhe kujteses historike të popullit e rinisë sonë për të na çbërë si komb e si atdhe. Asnjë fjalë për luftrat heroike të popullit tonë ndër shekuj për liri e pavarësi, asnjë fjalë për heronjtë tanë të vertetë për heroizmin dhe sakrificën e tyre sublime ndaj atdheut e popullit, tekstet shkollore të historisë e letërsisë janë reduktuar poshtërsisht, këngët atdhetare e ato partizane janë prangosur, Akademia e Shkencave përjeton vdekjen klinike etjer.
Ky është qëndrimi i të gjitha partiçkave politike shqiptare. Asgjë për atdheun, asgjë për popullin, gjithçka për padronët e huaj dhe xhepin e tyre. Por sa kohë do të vazhdojë kështu? Mos vallë brenga dhe dhimbja jonë nuk do të kenë kurrë një zgjidhje të drejtë? Si mund të përgjumet një popull, që i shkon thika në palcë?
JO! JO! JO! «Mund të gënjesh tërë popullin për pak kohë, mund ta gënjesh një pjesë të popullit për të gjithë kohën, por nuk mund ta gënjesh të gjithë popullin gjatë të gjithë kohës»(LINKOLN) Prushi i 28-29 Nëntorit nuk është shuar në gjirin e popullit. Perkundrazi ai flakëron sot njëherësh si mësim dhe kushtim i madh historik, si një barrikadë e pakapëryeshme për të gjithë llumin e reaksionit antishqiptar.
Përsëri do të ketë 28 Nëntor të 1912-es, që s’do të pyes më për traktate të fshehta të Londrës.Kemi nevojë dhe do të lindë patjetër konferenca e Pezës, që hodhi themelet e bashkimit të popullit, sipas parrullës të madhërishme “Pa dallim feje, krahine dhe ideje”. Përsëri do të na duhet kongres i Përmetit që të na çojë drejtë yllit të ndritshëm, 29-Nëntorit të lirisë.
Përsëri! Me bashkim, organizim, përpjekje e sakrifika të panumërta, me vendosmëri e besim. SHQIPËRISË KURRË NUK I KANË MUNGUAR BIJTË E SAJ. AJO DO TË RIBËHET E DO TË LULËZOJË, SIÇ E MERITON!

BASHKIMI I EMIGRANTËVE SHQIPTAR
Emal:melsen.com@hotmail.com “PUNA”
Athine 28-29.11.2008